Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” si institucion arsimor publik e zhvillon veprimtarinë mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar, i ndryshuar në Urdhrin Nr. 31 datë 28.01.2020 nga MAS për Miratimin e Rregullores për Funksionin e Institucioneve Arsimore Parauniversitare në Republikën e Shqipërisë.

Përmbajtja
Himni dhe Flamuri Kombëtar
1. Himni kombëtar këndohet çdo të hënë, para fillimit të mësimit.
2. Flamuri Kombëtar i Republikës së Shqipërisë vendoset në mjedise të dukshme të shkollës.

Regjistrimet
1. Regjistrimi në klasën e dhjetë bëhet përmes platformës E-ALBANIA. Regjistrimin mund ta bëjë prindi ose kujdestari ligjor i fëmijës.
2. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e dhjetë të një gjimnazi nxënësit që u përkasin shkollave të arsimit bazë të zonës së gjimnazit të përcaktuara nga ZVA TIRANË.
– Edith Durham
– Emin Duraku
– Dëshmorët e Lirisë
– Pjetër Budi
3. Nxënësit që nuk i përkasin zonave, regjistrohen në gjimnaz përmes platformës
E-ALBANIA, me konfirmim nga ZVA TIRANË dhe miratim nga drejtoria e shkollës

Kurrikula në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”
Kurrikula në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” mbështetet në LAPU dhe aktet/nënaktet ligjore në fuqi. Kurrikula që i ofrohet nxënësit:
– Kurrikul bërthamë
– Kurrikul me zgjedhje
– Kurrikul me bazë shkolle
Të kihet parasysh që nxënësit t’i ofrohet deri në 32 orë mësimore në javë, sipas udhëzimit në fuqi.
Kurrikula me zgjedhje dhe ajo me bazë shkolle të diskutohet në bazë të gjerë mes Ekipit Kurrikular, Qeverisë së Nxënësve, Prindërve për të vendosur të duhurën.
Nxënësit, si faktori më i rëndësishëm, duhet t’i ofrohet një kurrikul që e përgatit atë për qytetarin e së nesërmes

Vlerësimi i nxënësit në gjimnaz
Vlerësimi i nxënësit në gjimnaz ndahet në tre lloje vlerësimesh.
Vlerësimi i vazhduar
Vlerësimi me testim/
detyrë përmbledhëse
Vlerësimi me projekt kurrikular
- Mësuesi shënon në regjistrin elektronik (SMIP) 2 vlerësime me notë për çdo periudhë për lëndët 1-2 orë dhe 3 vlerësime me notë për lëndët 3-4 orë në javë
- Mësuesi është i detyruar të komunikojë me gojë në mënyrë të argumentuar vlerësimin e nxënësit.
- Mësuesi është i detyruar të informojë prindin për ecurinë e fëmijës në lëndën përkatëse, gjatë takimeve mujore.
- Lëndët: Edukim fizik, TIK, Teknologji realizojnë vlerësimin e tyre vetëm me detyrë
përmbledhëse duke marrë parasysh nivelet e arritjes të lëndës. - Lëndët e tjera zhvillojnë test ose detyrë përmbledhëse sipas specifikave të lëndës.
- Nuk lejohet që nxënësi të zhvillojë më shumë se dy teste në ditë, gjatë përfundimit të
tremujorit. - Drejtoria e shkollës merr masa për hartimin e grafikut të testit për çdo tremujor
- Nxënësi do të zhvillojë vetëm një projekt kurrikular i cili mund të jetë lëndor ose
ndërlëndor. - Projekti caktohet që në fillim të vitit shkollor dhe monitorohet gjatë vitit nga mësuesi në
fletoren e tij personale, e cila do ta ndihmojë për vlerësimin përfundimtar. - Nota e projektit hidhet vetëm në përfundim të vitit shkollor në kolonën e veçantë të
projektuar në SMIP. - Drejtoria e shkollës merr masa për hartimin e grafikut të prezantimit të projekteve.
Testimet me short nga drejtoria
1. Drejtoria e shkollës organizon short për testime të gjitha lëndët, për nivelet e arritjes në një periudhë të caktuar.
2. Në short marrin pjesë anëtarët e drejtorisë si dhe kryetarët e ekipit lëndor.
3. Testet korrigjohen nga ekipi lëndor i kryesuar nga nëndr përkatës.
4. Këto teste konsiderohen si notë testi përfudimtar.

Organizimi i mësimit
Shkolla e zhvillon mësimin me një turn.
– Ora e mësimit zgjat 45 minuta ose dy orë nga 45 minuta.
– Pas çdo ore mësimi ka pushim 5 minuta.
– Pushimi i madh fillon në 10.25 deri në 10.45.
– Mësimi përfundon në orën 14.00.
– Shkurtimi i orarit të procesit mësimor, vendoset nga drejtoria e shkollës për arsye të veçanta sipas përcaktimeve ligjore duke vënë në dijeni dhe ZVA ose lajmërimeve të emergjencës.
– Për të lehtësuar mbarëvajtjen e shkollës drejtori cakton mësues dezhurn.
– Orët e kujdestarisë janë të përcaktura 2 orë në javë.

Drejtori
– Është titullari që ka të drejtën e vulës dhe firmës së institucionit.
– Është i detyruar të sigurojë klimë bashkëpunuese mes ekipit që drejton.
– Ka përgjegjësinë për zbatimin në IA të ligjeve dhe udhëzimeve të dala nga MAS dhe ZVA.
– Drejton, monitoron, ideon procesin mësimor edukativ në IA.

Mësuesi
1. Mësuesi ka të drejtë:
– të kryejë punën në kushte të sigurta për jetën dhe shëndetin e tij;
– të trajtohet me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme nga kushdo, pa presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminim;
– të marrë pjesë në veprimtari shkencore;
– të informohet në kohë nga drejtori i IA për dokumentet zyrtare që kanë lidhje me veprimtarinë e tij;
– t’i krijohen mundësitë për zhvillimin profesional.
2. Mësuesi duhet të respektojë me korrektësi oraret.
2/1. Në mungesë të kartave elektronike, me ardhjen e tij në shkollë, mësuesi firmos praninë e tij në dokumentin që mësuesi dezhurn vendos në sallën e mësuesve të shkollës.
2/2. Orari i paraqitjes së mësuesit në shkollë është:
– 7.45 deri 13.45
– Mësuesit do të paraqiten në shkollë 15 minuta para fillimit të orës së mësimit.
– Mësuesit duhet të jenë në gatishmëri për çdo ndryshim të mundshëm të orarit ditor sipas rasteve të frekuentimit të mësuesve dhe të nevojave të shkollës.
2/3. Mësuesi i institucionit arsimor mund të paraqitet me vonesë ose të largohet nga puna, vetëm me lejen e drejtorit ose të personit të ngarkuar prej tij, në rastet kur drejtori nuk është në institucion.
2/4. Mësuesi njofton drejtorinë e institucionit të paktën 1 ditë para, kur do të mungojë ose
3. Mësuesit që kanë mësim orën e parë, kujdesen që nxënësit e klasës ku kanë mësim të hyjnë me rregull.
3/1. Mësuesit kujdestarë ose ata që kanë mësim orën e parë, ditën e hënë, qëndrojnë në krye të klasës së rreshtuar.
3/2. Gjatë hyrjes së nxënësve, mësuesi kontrollon që nxënësi ka zbatuar detyrat e tij për paraqitjen në shkollë (pajisja me uniformën e shkollës dhe çantën shkollore). Në rast të kundërt nxënësi veçohet nga hyrja dhe rasti i bëhet i ditur drejtuesit të shkollës që monitoron në atë moment hyrjen e nxënësve në klasa.
3/3. Mësuesi hyn në kohën e duhur në mësim. Zilja që lajmëron fillimin e orës së mësimit duhet ta gjejë mësuesin përpara klasës ku ka mësim.
4. Mësuesi duhet të respektojë me korrektësi “Kodin e Etikës dhe Sjelljes“.
4/1. Mësuesi duhet të jetë larg të qenit stresues në orën e mësimit.
4/2. Mësuesi duhet të shmangë konfliktet për vlerësimin e nxënësve, sidomos për vlerësimin e vazhduar. Nota duhet argumentuar!
4/3. Mësuesi nuk duhet për asnjë arsye të fyejë dhe të tregojë mungesë respekti ndaj nxënësve, të ushtrojë dhunë psikologjike ndaj tyre.
4/4. Mësuesi nuk duhet për asnjë arsye ta nxjerrë nxënësin nga klasa gjatë orës së mësimit. Nëse ka probleme në komunikimin me nxënës të veçantë, pas mësimit komunikon me mësuesin kujdestar ose me anëtarë të drejtorisë së shkollës duke paraqitur me shkrim ankesën.
4/5. Mësuesi paraqitet në shkollë me veshje dinjitoze. Duke zbatuar Udhëzimin e MAS është e domosdoshme të përdorë uniformën e mësuesit gjatë gjithë procesit mësimor (përparëse të bardhë).
4/6. Mësuesi duhet të zbatojë rregullat e disiplinës dhe të vetëkontrollit, si dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
4/7. Mënyra e komunikimit me eprorët, kolegët, nxënësit, prindërit, bashkëpunëtorët e shkollës, në mjediset e shkollës, duhet të jetë pa zë të lartë, pa të bërtitura, pa fyerje.
4/8. Mësuesi nuk duhet për asnjë lloj arsye të krijojë konflikt dhe dhunë verbale, fizike apo psikologjike në ambientet e shkollës.
4/9. Mësuesit i ndalohet rreptësisht përdorimi i duhanit, pijeve alkoolike apo çdo lloj droge
në orarin e punës.
4/10. Mësuesit i ndalohet rreptësisht përdorimi i celularit gjatë procesit mësimor.
5. Detyra kryesore e mësuesit është qartësimi i programit mësimor-edukativ të nxënësit.
5/1. Nuk është detyrë themelore e mësuesit të pyeturit e nxënësve. Mësuesi duhet të gjejë një sistem të përshtashëm vlerësimi, që të mos cënojë në asnjë mënyrë trajtimin e materialit të ri. Ky duhet zbërthyer mirë metodikisht, me bazën e nevojshme materiale, me përgatitje shumë të mirë paraprake, të pasqyruar në ditar, në të cilin të pasqyrohen Udhëzimet e MAS për lehtësimin e programeve mësimore.
6. Mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm në vlerësimin sistematik të nxënësit, në raportin e vlerësimit verbal dhe me shkrim.
6/1. Mësuesi duhet t’i korrigjojë punët me shkrim të nxënësit brenda 10 ditëve nga momenti i realizimit të saj dhe t’i pasqyrojë në regjistrin elektronik.
6/2. Mësuesi duhet t’i dorëzojë punët me shkrim në sekretarinë e shkollës, pasi ka vënë në dijeni nxënësin për vlerësimin e tij/saj.
6/3. Mësuesi duhet të dorëzojë së bashku me fletët e punëve me shkrim të
nxënësve dhe statistikën përkatëse mbi rezultatet e saj.
7. Mësuesi është i detyruar të plotësojë me korrektësi të plotë dokumentacionin kryesor që është regjistri elektronik dhe ditari.
7/1. Mësuesi duhet të plotësojë me korrektësinë më të madhe statistika të ndryshme që jepen nga drejtoria.
7/2. Është e palejueshme që këto statistika të plotësohen me gabime apo me një kulturë të padëshirueshme e të padenjë për institucionin.
7/3. Mësuesi duhet të respektojë afatet kohore të plotësimit të statistikave.
7/4. Është e detyrueshme që mësuesi të pasqyrojë mungesat e nxënësve orën e mësimit.
8. Në orën e mësimit mësuesi ndjek zbatimin e rregullores së shkollës nga nxënësit.
8/1. Çdo mësues lënde mban qëndrim dhe raporton në rast të vërejtjes së prishjes së bazës materiale nga nxënësit. Në kërkesën për të pasur një klasë të pastër, pa letra dhe mbeturina.
Mësuesi i lëndës:
8/2. Raporton largimet pa leje të nxënësve nga ora e tij e mësimit pranë mësuesit kujdestar dhe drejtorisë së shkollës.
8/3. Raporton mungesën e uniformës shkollore ose të mjeteve shkollore të nxënësit.
8/4. Raporton raste të sjelljes së pahijshme dhe probleme të edukatës qytetare të nxënësit brenda dhe jashtë orës së mësimit.
8/5. Mësuesi nuk i jep leje nxënësit për të dalë nga ora e mësimit, pa prezencën e prindit dhe pa firmën e një prej anëtarëve të drejtorisë.
8/6. Mësuesi dërgon në KOMISIONIN E ETIKËS DHE SJELLJES nxënësit që pengojnë procesin mësimor-edukativ.
8/7. Në rast të prishjes së orës mësimore, shkeljes së etikës, mësuesi i lëndës vendos në regjistër në një faqe të veçantë masa disiplinore të lehta.
Mësuesi kujdestar
1. Mësuesi kujdestar ka detyrimin e edukimit dhe formimit të çdo nxënësi në klasën e tij përmes një plani të ideuar nga ai në bashkëpunim me nxënësit dhe të miratuar nga Drejtoria.
2. Të dëgjojë me vëmendje çdo problematikë të nxënësve, të sqarojë e më pas të raportojë problematikën te nëndrejtori përkatës.
3. Të evidentojë rastet e trajtimit me psikolog, duke ia referuar psikologes apo punonjëses sociale.
4. Të bashkëpunojë me oficeren e sigurisë, psikologen, punonjësen sociale për të minimizuar sjelljet e riskut në klasë.
5. Mësuesi kujdestar duhet të kujdeset:
a) për të krijuar atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në mes nxënësve; për nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me vështirësi në të nxënë, të sapoardhurit dhe ata me shqetësime të sjelljes;
b) për ndjekjen e shkollës nga nxënësit;
c) për plotësimin e pëlqimeve të nxënësve të kurrikulës me zgjedhje.
6. Të ndjekë çdo ditë frekuentimin e nxënësve të klasës së tij dhe plotësojë mungesat në regjistrin elektronik.
7. Mësuesi kujdestar ka të drejtë të vlerësojë si të arsyetura ose jo mungesa deri në 2-3 ditë mësimi në muaj. Për mungesa afatgjata justikimi bëhet vetëm në drejtorinë e shkollës.
8. Kur konstaton largime nga orët e mësimit ose mungesa të paarsyetuara lajmëron prindin.
9. Për problematikën e hasur në mbarëvajten e klasës në drejtim të zhvillimit të procesit mësimor-edukativ vë në dijeni këshillin e prindërve dhe kërkon ndihmën e tyre për zgjidhje.
10. Informon prindin rreth mbarëvajtjes së fëmijës së tij duke e dokumentuar në dosjen e klasës me proces verbal.
11. Propozon marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve dhe e paraqet atë para Komisionit të Etikës.
12. Mësuesi kujdestar hedh në platformën SMIP vlerësimet dhe informon prindërit për vlerësimin e fëmijës.
13. Mësuesi e ka të ndaluar të përmendë me emër nxënës të klasës për arritjet ose mosarritjet e tyre.
14. Harton Planin Vjetor të orëve të kujdestarisë, i cili miratohet nga drejtori/nëndrejtori i shkollës.
15. Mësuesi kujdestar përgjigjet përpara Komisionit të mirëmbajtjes së bazës materiale në shkollë dhe para drejtorisë skollës për dëmtime të bazës materiale të klasës. Zhdëmtimi dhe rregullimi duhet të bëhet në bashkëpunim me nxënësit dhe prindërit. Rastet e mosrespektimit dhe pakujdesitë do të përshkruhen në shënimet përkatëse në drejtorinë e shkollës dhe do të reflektohen në kartën e performancës vjetore të mësuesit.
Mësuesi dezhurn
1. Mësuesi me shërbim javor e merr detyrën ditën e hënë në mëngjes dhe e dorëzon ditën e premte me mbarimin e mësimit.
2. Paraqitet çdo ditë të dezhurnit në orën 7.40 dhe largohet në 14.00.
3. Ndjek zbatimin me korrektësi të regjimit ditor në shkollë.
4. Koordinon punën e tij me drejtuesit e shkollës.
5. Në mungesë të drejtuesve të shkollës, përgjigjet për çdo gjë në shkollë.
6. I bie ziles për fillimin e mbarimin e orëve të mësimit.
7. Për parregullsi ose mangësi në procesin mësimor raporton me shkrim në drejtorinë e shkollës.
Dokumentacioni
1. Mësuesi i lëndës me përgjegjësi hedh në platformën SMIP vlerësimet e nxënësit sa herë ai e vlerëson atë.
2. Argumenton vlerësimin e bërë me gojë si nxënësit edhe prindit.

Nxënësi
1. Nxënësi duhet të respektojë me korrektësi oraret:
1/1. Paraqitja në shkollë bëhet në orën 07.45.
1/2.1. Rreshtimi i nxënësve në oborrin e shkollës në orën 7.40-7.45 (vetëm ditën e hënë).
1/2.2. Ditën e hënë këndohet në mënyrë kolektive dhe me detyrim e korrektësi Himni Kombëtar.
1/3. Hyrja e nxënësve në klasa është e lirë në ambientet e klasave deri në orën 7.55. (të hënën bëhet në rresht për dy në orën 7.45–07.55).
1/4. Dera e shkollës mbyllet në orën 7.55. Nxënësit që vijnë pas kësaj ore, nuk mund të futen në mësim orën e parë. Mospjesëmarrja në mësim ndëshkohet me mungesë pa arsye.
2. Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë me uniformënshkollore dhe të gjitha mjetet mësimore.
2/1.1. Uniforma e shkollës përbëhet; nga këpucë të sheshta ose atlete sportive, pantallona xhins të thjeshta (blu ose të zeza, të gjata, të pagrisura, jo tip streçe), bluza dimërore me logon e shkollës për periudhën vjeshtë-dimër dhe bluza verore me mëngë të shkurtra me logon e shkollës për periudhën pranverë-verë (uniforma e përcaktuar nga Senati).
2/1.2. Uniforma e lëndës së edukimit fizik është e detyrueshme për çdo nxënës. Uniforma prezantohet në orën e
parë të mësimit të kësaj lendë dhe mbahet çdo orë sipas stinës. Mungesa e uniformës së edukimit fizik i jep të
drejtë mësuesit të aplikojë masa të lehta disiplinore. (shih masat disiplinore)
2/2. Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë i pajisur patjetër me çantën shkollore, me libra e mjete të tjera mësimore, sipas kërkesave të çdo lënde.
2/3. Djemtë nuk duhet të vishen në shkollë me tuta apo pantallona treçerekshe, as të përdorin kapele të çdo lloji.
2/4. Djemtë nuk duhet të vijnë në shkollë me tatuazhe (të ekspozuara), me mjekër të papastruar dhe prerja e flokëve duhet të jetë normale, jo ekstravagante.
2/5. Vajzat nuk duhet të përdorin tualet fytyre (krempudër, rimel, penel, buzëkuq, ton); aksesorë: pirsa, vathë, canta të tipeve jo shkollore; tatuazhe të ekspozuara (nëse ato janë duhet të mbulohen).
2/6. Vajzat mund të përdorin tualet (make up), vetëm në rastet e aktiviteteve shkollore, me miratimin e mësuesve që drejtojnë aktivitetin dhe stafit.
2/7. Vajzat nuk duhet të vijnë në shkollë me veshje dekolte, minifunde, këpucë me taka të larta, pantallona të shkurta apo treçerekshe me përjashtim të aktiviteteve të drejtuara nga mësuesit dhe me miratimin e tyre.
2/8. Vajzat nuk duhet të mbajnë thonj të gjatë, të ekzagjeruar të cilat bien ndesh me etikën në IA.
3. Marrëdhënia me aktorët e tjerë në shkollë
3/1. Nxënësi ka për detyrë t’i japë prindit të gjitha shënimet e bëra nga mësuesi dhe drejtoria që kanë për qëllim informimin e prindërve në lidhje me mbarëvajtjen e nxënësit në shkollë.
4. Sjellja e nxënësit në mjedisin shkollor dhe rreth tij.
4/2. Ndalohet rreptësisht mbajtja e sendeve me rrezikshmëri shoqërore si mjete të forta (thika, kaçavida, doreza, etj.) ose i mjeteve të zjarrit lodër, shashka etj. për të trembur të tjerët.
4/3.1. Ndalohet rreptësisht marrja e telefonit celular me vete!
4/3.2. Nxënësi lejohet ta marrë telefonin celular me vete vetëm në raste emergjente (kur ka një problem familjar apo shëndetësor) pasi ka komunikuar me mësuesen kujdestare apo ka vënë në dijeni nëndrejtorin përkatës.
4/4. Ndalohet rreptësisht filmimi apo fotografimi i mësuesit, shokëve, mësimit gjatë orës së mësimit pa dijeninë e mësuesit apo pa leje.
4/4/1 Publikimi i imazheve të shokëve apo mësuesve në rrjetet sociale, pa miratimin e tyre, me qëllim denigrimin, talljen, është shkelje e rregullores së shkollës, thyerje e Etikës së IA-së dhe e con nxënësin në Komisionin e Etikës. Nëse Komisioni I Etikës gjykon për thyerje të rëndë, nxënësi shkon në Komisionin e Disiplinës.
5. Nuk lejohet dalja e nxënësve nga ora e mësimit dhe lëvizja pa arsye në korridoret e shkollës gjatë pushimeve 5-minutëshe.
5/1. Nxënësi nuk duhet të qëndrojë në korridoret e shkollës gjatë pushimit të gjatë. Ai mund të qëndrojë në oborrin e shkollës ose të qëndrojë në klasë.
5/2. Nxënësi nuk lejohet të dalë pa leje nga shkolla gjatë zhvillimit të procesit mësimor, qoftë edhe kur mungon mësuesi i lëndës dhe nuk ka mundësi zëvendësimi.
5/3. Nxënësi gjatë orës së pushimit mund të qëndrojë në klasë, ose në oborr, sipas udhëzimeve të mësuesit dezhurn ose të stafit drejtues të shkollës.
5/4. Nxënësit i jepet leje për t’u larguar nga shkolla për arsye të ndryshme gjatë procesit mësimor, vetëm kur në shkollë paraqitet prindi i tij ose mësuesi kujdestar njoftohet nga vetë ai.
5/5. Nxënësi duhet të shoqërohet nga prindi, në rast se për arsye të ndryshme (kryesisht shëndetësore) vjen në shkollë, pasi ka filluar procesi mësimor. Prindi justifikon dhe mungesat e tij pranë stafit drejtues të shkollës me raportin apo shënimin përkatës.
5/6. Nxënësi mund të dalë nga shkolla gjatë zhvillimit të procesit mësimor, vetëm për raste të veçanta.
6. Të zbatojë me korrektësi “Kodin e Etikës së nxënësit”.
6/1. Mënyra e komunikimit të nxënësit në mjediset e shkollës duhet të jetë pa zë të lartë, pa të bërtitura, pa zënka me të tjerët.
6/2. Nxënësi duhet të zbatojë rregullat e disiplinës dhe të vetëkontrollit, si dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
6/3. Nxënësi nuk duhet për asnjë lloj arsye të krijojë konflikt verbal, fizik apo psikologjik në ambientet e shkollës.
6/4. Ndalohet kategorikisht ushtrimi i dhunës (verbale, psikologjike dhe fizike). Nxënësi që krijon konflikt të dhunshëm në shkollë do të kalojë në Komisionin e Disiplinës, pa kaluar në Komision Etike. Masa disiplinore që do të marrë sipas urdhrit 31, do të jetë neni 104, pika 8.
6/5. Nxënësi është i ndaluar të njoftojë me telefon persona të huaj jashtë shkollës për t’i ardhur në ndihmë në rastin e ndonjë konflikti me shokët/shoqet e tij.
6/6.
a) Nxënësi e ka të ndaluar të marrë pjesë në një konflikt fizik ose verbal që zhvillohet midis dy nxënësve të tjerë.
b) Në raste konflikti nxënësi lajmëron mësuesin në shërbim, mësuesin kujdestar dhe stafin drejtues.
6/7. Ndalohet shkelja dhe cënimi i të drejtave të të tjerëve, pajtimi me akte të pakulturuara dhe fyese në ambientet e shkollës.
6/8. Nxënësi duhet të respektojë dhe të mbajë qëndrim korrekt ndaj mësuesve, drejtorisë, personelit administrativ, ndaj bashkëmoshatarëve të tij si dhe personelit ndihmës (roje, sanitare, mjeke, infermiere, dentist, psikologe).
6/9. Nxënësit i ndalohet rreptësisht që t’u vërë në dukje shoqeve/shokëve të klasës fakte nga jeta e tyre personale e këtyre të fundit, të cilat i lëndojnë ata.
6/10. Nxënësi duhet të mbajë higjienë personale dhe kolektive, të mbajë pastër mjedisin ku zhvillohet procesi mësimor, të hedhë mbeturinat në vendet e caktuara.
6/11. Nxënësi e ka të ndaluar të konsumojë ushqim gjatë orës së mësimit, duhan në ambientet brenda dhe rreth shkollës, fara gjatë qëndrimit në klasë, të pështyjë a sjellje të tjera të pahijshme.
6/12. Nxënësi e ka të ndaluar të kundërshtojë fjalën/udhëzimet e mësuesit, kur ky i fundit është në funksion të mbarëvajtjes së procesit mësimor–edukativ.
6/13. Çdo nxënës përgjigjet për sendet e tij personale. Në raste se humbet sende me vlerë mund t’i drejtohet mësuesit kujdestar, nëndrejtorit përkatës, senatorit të klasës dhe prindit, pa shkaktuar konflikt në mjedisin e klasës.
6/14. Organizimi dhe pjesëmarrja e aktiviteteve të ndryshme bëhet vetëm me miratimin e Drejtorisë së shkollës, sipas procedurave të miratuara nga MAS dhe ZVA dhe me konfirmimin e prindit.
7. Nxënësi është i detyruar të ruajë dhe mirëmbajë bazën materiale të klasës dhe të shkollës.
7/1. Në rast dëmtimi të saj, ai është i detyruar ta zhdëmtojë atë me vlerën reale monetare në sekretarinë e shkollës ose ta zëvendësojë atë me të re të të njëjtit lloj.
7/2. Kur fajtorin e mbulon klasa, zhdëmtimi do të
jetë kolektiv nga e gjithë klasa.
Masa disiplinore në AML
Masat disiplinore në Gjimnazin tonë bazohen në respektimin e të drejtave të fëmijëve si dhe parime të cilat rregullojnë marrëdhëniet midis mësuesve edhe nxënësve.
Për masën disiplinore e lehtë ose e rëndë, mësuesi ka të drejtë të dëgjojë versionin e fakteve të dhëna nga nxënësi.
– Nxënësit nuk mund t’i ushtrohet asnjë lloj dhune.
– Nxënësi nuk mund të marrë dënime kolektive.
– Nxënësi nuk mund të dënohet me gjoba ose dënime monetare.
– Nxënësi nuk mund të nxirret jashtë mësimit.
– Nuk mund të mbahet më shumë se 1 orë në mjediset e shkollës për dënim.
– Nxënësit nuk mund t’i mbahen për një kohë të gjatë sendet e tij personale.
Masa disiplinore të lehta
– Këshillim/qortim.
– Punë në shërbim të mjediseve të shkollës (Rregullim i këndit të klasës, pastrim i mjediseve të klasës).
– Detyra shtesë në shtëpi nën mbikëqyrje të prindërve.
– Pastrim i oborrit të shkollës.
– Qëndrim i detyruar në bibliotekën e shkollës në një orar të caktuar nga Drejtoria e Shkollës.
– Mirëmbajtje e kompjuterëve të shkollës. Mirëmbajtje e sallës së kompjuterëve.
– Rregullim i stendave të shkollës në korridore.
Masa disiplinore të rënda
Masat disiplinore të rënda kanë karakter administrativ dhe merren nga Komisioni i Disiplinës. Nxënësi ka të drejtë të mbrohet për ngjarjen e ndodhur përmes fakteve të treguara nga ai si dhe në prani të përgjegjësit prindëror.
Masat janë këto:
– Ndalimi i pjesëmarrjes në aktivitete të caktuara shkollore për një periudhë të caktuar.
– Paralajmërim për ulje të notës në sjellje.
– Ulje e notës në sjellje.
– Kontribut në shërbim të institucionit arsimor apo komunitetit.
– Përjashtim i nxënësit nga institucioni arsimor (i përkohshëm dhe i përhershëm).
Sjellja që ndëshkohet:
– kur ushtrohet dhunë fizike ndaj shokëve dhe stafit të shkollës;
– kur ushtron bullizëm i kalon Komisionit të Disiplinës
– ka shteruar të gjitha masat sipas rregullores
– mungesa e uniformës
Sjelljet e ndëshkueshme
– Mungesa e mjeteve shkollore
– Etika e komunikimit
– Përvetësimi i sendeve të tjetrit(vjedhje)
– Përdorimi i celularit
– Ardhja në shkollë me vonesë dhe largimet gjatë orëve mësimore
– Kapërcimi i kangjellave
– Përdorimi i duhanit, vape (snus)
Mungesat e nxënësit në AML
– Kur nxënësi ka munguar 30% të orëve vjetore lëndore, vlerësohet me shkrim nga mësuesi i lëndës për ato
njohuri dhe koncepte mësimore në të cilat ai ka munguar.
– Kur nxënësi ka munguar më shumë se 30% të orëve vjetore lëndore, nuk klasifikohet në atë lëndë.
– Kur nxënësi mungon më shumë se 30% të orëve totale vjetore të planit mësimor, mbetet në klasë.
(Përjashtohen nga ky rregull nxënësit me aftësi të kufizuara.)
– Nxënësi që mungon pa arsye 30 orë mësimore, paralajmërohet me shkrim nga drejtori i shkollës për përjashtim nga shkolla dhe personi që ushtron përgjegjësinë prindërore njoftohet me shkrim.
– Nxënësi që mungon pa arsye 45 orë mësimore përjashtohet nga shkolla për atë vit shkollor dhe njoftohet me shkrim personi që ushtron përgjegjësinë prindërore.
– Mungesat e nxënësit janë të arsyeshme kur justifikohen me raport mjekësor, ose nga personi që ushtron përgjegjësinë prindërore për arsye të jashtëzakonshme, ose kur ka kërkuar leje paraprakisht me një shënim sqarues dhe i është miratuar kërkesa nga mësuesi kujdestar.
– Mësuesi kujdestar ka të drejtë të vlerësojë si të arsyetuara/të paarsyetuara mungesa deri në tri ditë mësimi gjatë një muaji. Për mungesa më të gjata se tri ditë, miratimi bëhet me shkrim nga drejtori/nëndrejtori i IA-së dhe i dorëzohet mësuesit kujdestar.

Prindërit
1. Prindi respekton detyrimet e përcaktuara nga Urdhri nr. 31 (Neni 88-93).
2. Ka të detyruar të blejë uniformën e nxënësit të përcaktuar nga shkolla.
3. Ka për detyrë të lërë një numër kontakti të saktë, i cili të jetë i disponueshëm në çdo kohë dhe të njoftojë menjëherë për ndryshimin e tij.
4. Ka të detyruar të njoftojë drejtorinë për problemet shëndetësore kronike të nxënësit.
5. Ka për detyrë të paraqitet në shkollë sa herë që ta shikojë të arsyeshme mësuesi dhe drejtoria.
6. Ka të ndaluar të takojë mësuesin kur ky i fundit është në orën e mësimit (bën përjashtim rasti urgjent).
7. Pritja për prindërit nga mësuesit është ditën e mërkurë nga ora 13.15–13.45.
8. Prindërit duhet të respektojnë Kodin e Etikës, duke komunikuar me zë të ulët, me etikë me punonjësit e shkollës.
9. Prindi ka për detyrë të paraqesë kërkesë me shkrim në drejtori për të marrë leje për nxënësin, ku të citojë afatin, arsyen dhe të paraqesë dokumentacionin që vërteton arsyen (raport mjekësor, udhëtimi, etj.)
10. Ka për detyrë të shlyejë detyrimet për të cilat është vënë në dijeni dhe ka firmosur për to, në rastet kur ka qenë dakord.
11. Prindi e ka të ndaluar ta presë fëmijën e tij në ambientet e brendshme të shkollës.
12. Prindi e ka të ndaluar të ngarkojë fëmijën me detyrime familjare, të cilat e shtyjnë fëmijën të lërë orën e mësimit.
13. Prindi është i detyruar të ndjekë një çështje ose problem të fëmijës së tij duke respektuar të gjitha shkallët hierarkike të shkollës (mësues kujdestar, mësues i lëndës, Komisioni i Etikës dhe Sjelljes, Komisioni i Disiplinës, Drejtori), para se t’i drejtohet institucioneve të tjera nga të cilat varet shkolla.
14. Takimi mësues-prindër zhvillohet 1 herë në muaj, për njoftime vlerësimi dhe përfundime tremujore.
Të enjten e parë, të muajve të lajmëruar në orën 16.30 ose 17.30 në varësi të stinës
15. Në qoftë se fëmija/nxënësi dëmton bazën materiale të shkollës, prindi është i detyruar të marrë përsipër riparimin apo zhdëmtimin deri në vlerën e plotë të saj.
16. Aktivitete të ndryshme si ekskursione, ballo etj, do të realizohen vetëm me konfirmimin e prindit dhe sipas procedurave të parashikuara ngs MAS dhe ZVA.
17. Prindi ka të drejtën e dhënies së ideve, sugjerimeve, ankimimeve duke ndjekur të gjitha hallkat që mbështesin praninë e tij në organe kolegjiale të shkollës si Këshilli i prindërve, Bordi etj.
18. Të kërkojnë pranë Drejtorisë së Shkollës sigurimin e kushteve normale për mësim dhe edukim.
19. Të ndihmojnë në mbarëvajtjen e PME. Nëpërmjet pjesëmarrjes ndihmon në zgjidhjen e problemeve të shkollës dhe ndihmave financiare që mund të japin, të cilat menaxhohen nga Bordi i Shkollës që është i detyruar të bëjë, të paktën dy herë në vit, transparencën e shpenzimeve të fondeve të mbledhura nga burime joshtetërore.
20. Të kërkojnë informacion për realizimin e synimeve dhe objektivave të shkollës.
21. Të njihen me rregullat dhe Rregulloren e Brendshme të Shkollës.
22. Të kërkojnë informacion si dhe të informohen vazhdimisht për sjelljen dhe rezultatet e fëmijëve të tyre në shkollë.
23. Janë të detyruar të njohin dhe të respektojnë detyrimet ligjore, rregullat dhe procedurat e PME që përcaktohen në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar, Rregulloren për Arsimin Parauniversitar dhe në Rregulloren e Brendshme të Shkollës.
Punonjësi arsimor, psikologu, punonjësi social, oficeri i sigurisë, sekretari
1. Punonjësi arsimor, psikologu, punonjësi social, oficeri i sigurisë, sekretari respektojnë Kodin e Etikës së mësuesit.
2. Duhet të kenë një veshje të përshtatshme për mjedisin shkollor.
3. Çdo rast duhet ta referojnë te mësuesi kujdestar, nëndrejtori përkatës dhe më pas te drejtori.

Komisionet
Komisioni i Etikës
– Komisioni i Etikës zgjidhet me votim të fshehtë, çdo fillim viti shkollor dhe përbëhet nga 3 mësues, 2 prindër (nga këshilli i prindërve) dhe 2 nxënës (nga qeveria e nxënësve).
– Komisioni i Etikës, përveç rasteve të referuara, duhet të mblidhet të paktën 1 herë në muaj për të analizuar situatat problematike në shkollë dhe t’i referojë ato te psikologia dhe nëndrejtorët përkatës.
– Komisioni i Etikës është i detyruar të ketë dosjen ku mbështet veprimtarinë e tij ligjore.
– Vetë Komisioni i Etikës zgjedh kryetarin/en që është një prej mësuesve dhe sekretarin/en i cili mban edhe proces verbalet e të gjitha takimeve.
– Komisioni i Etikës ka rregulloren e tij dhe e zbaton atë me përpikmëri.
– Dosja e Komisionit të Etikës është objekt kontrolli.
Komisioni i Disiplinës
– Komisioni i Disiplinës zgjidhet me votim të fshehtë, çdo fillimviti shkollor dhe përbëhet nga i gjithë stafi drejtues (drejtor, nëndrejtor) dhe 3 mësues (numër tek).
– Këshilli i mësuesve ka të drejtë të zgjedhë edhe një mësues zëvendësues në rast mungese të ndonjë prej anëtarëve ose të konfliktit të interesit.
– Komisioni i Disiplinës drejtohet nga Drejtori/ja e IA-së.
– Komisioni i Disiplinës harton rregulloren e vet dhe e zbaton atë me përpikmëri.
– Komisioni i Disiplinës ka dosjen e vet në të cilën depozitohet çdo rast që paraqitet.
– Komisioni i Disiplinës ka sekretarin e vet i cili mban proces verbalet dhe i dokumenton në dosje.
– Dosja është objekt kontrolli.
– Komisioni i Disiplinës përveç rasteve të referuara duhet të mblidhet të paktën 1 1 herë në javë për të analizuar situatën në shkollë.

Qeveria e nxënësve
Qeveria e nxënësve është një organizëm i ngritur në shkollë dhe ka për mision:
– Të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e nxënësve;
– Të kontribuojë në plotësimin dhe zhvillimin e interesave të nxënësve;
– Të ndihmojë në mbarëvajtjen e shkollës;
– Të përfaqësojë nxënësit e shkollës në marrëdhëniet me drejtorinë e shkollës dhe komunitetit.