Projektet janë tipar dallues i shkollës sonë. Ato bazohen në planet vjetore të përgatitura nga kryetarët e ekipeve lëndore bazuar në planin vjetor të shkollës, por edhe në udhëzimet që nxirren nga MAS për vitin shkollor. Aktivitetet janë të natyrave edukuese, argëtuese por edhe në dobi të shëndetit mendor e fizik të nxënësve.

E-Twinning

jhihhu

AI for Youth

jh

j jhj j

Festivali i Shkencës

nhb

Kampionati Kombëtar i Futbollit

Një fitore historike për skuadrën e Gjimnazi Petro Nini Luarasi!
Pas një finaleje plot emocion, forcë dhe shpirt gare, djemtë tanë ngritën lart Kupën e Kampionatit, duke kurorëzuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm me punë, sakrificë dhe besim.
Kjo fitore është krenari për gjithë shkollën tonë, për nxënësit, mësuesit dhe çdo Petroninas që brohoriti për ekipin!

Konkursi Re-Debate IX

Kampionët e Re-Debate IX

Finalja e Madhe e Re-Debate IX u mbyll me shpalljen e fituesve të këtij edicioni, pas një përballjeje të fortë, dinjitoze dhe plot argumente mes dy skuadrave finaliste.

Çmimi i Vendit të Parë iu dha shkollës “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, duke shënuar herën e dytë që kjo shkollë fiton trofeun e parë në historinë e Re-Debate. Trofeu i vendit të parë u dorëzua nga znj. Sara Bodo, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, institucioni që mbështeti këtë edicion të Re-Debate IX.

Konkursi “Robotech”

Skuadra e Gjimnazit “Petro Nini Luarasi” është shpallur fituese në Robotech Finals 2025, duke marrë çmimin e veçantë të Startup Agency Albania!
Ky sukses vjen si rezultat i pasionit, kreativitetit dhe punës së palodhur të nxënësve tanë të mrekullueshëm, të udhëhequr nga mësuesja e përkushtuar Esmeralda dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Drejtorisë së shkollës.

Skuadra e Gjimnazit “Petro Nini Luarasi” 2026, me robotin Ignisnav, arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin Start-up Albania dhe “Smart Safety and Rescue Award”
Ky rezultat është fryt i punës në ekip, inovacionit dhe përkushtimit të nxënësve tanë, të cilët dëshmuan se teknologjia dhe kreativiteti ecin krah për krah drejt zgjidhjeve që i shërbejnë shoqërisë.