Stafi Drejtues

Elsa Sheqi
Drejtoresha e shkollës “Petro Nini Luarasi”
Trees are more important today than ever before. More than 10,000 products are reportedly made from trees. Through chemistry, the humble woodpile is yielding chemicals, plastics and fabrics that were beyond comprehension when an axe first felled a Texas treee.
Koordinatorët


Trëndafile Guni
Koordinatore e Cilësisë
Erideta Imeraj
Koordinatore e Karrierës
Ekipet Lëndore

Ekipi lëndor Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
Vizioni ynë është formimi i nxënësit mendimtar dhe krijues, i aftë për të gjykuar, analizuar, argumentuar e interpretuar mesazhe, situata të ndryshme nga jeta reale, dhe jo vetëm, që nesër të jetë individ i pajisur me vlera, aftësi dhe njohuri, i aftë për shoqërinë e së ardhmes.
Misioni ynë: “ Asgjë në botë… as edhe të gjithë ushtritë, nuk janë më të fuqishme se sa një ide, së cilës i ka ardhur koha”.
Qëllimi Ynë:
- Të zhvillojmë aftësitë e nxënësve në kuptimin, interpretimin dhe analizën e teksteve letrare dhe joletrare.
- Të nxisim tek nxënësit aftësi kritike, krijuese dhe komunikative që u lejojnë atyre të shprehin idetë në mënyrë të qartë e të thellë .
- Të edukojmë te nxënësit dëshirën dhe aftësitë në përdorimin e gjuhës standarde shqipe.
- Të zhvillojmë aftësitë e nxënësve në përdorimin e kompetencave digjitale, qytetare si dhe të sipërmarrjes si një domosdoshmëri e reformës në arsim.
- Të nxisim dëshirën për lexim te të rinjtë e shkollës.

Ekipi lëndor i Matematikës
Ekipi i Matematikës ka si mision të zhvillojë tek nxënësit dashurinë për mendimin logjik, kreativitetin analitik dhe aftësinë për të zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur. Vizioni ynë është të jemi një ekip frymëzues dhe inovativ, i cili udhëheq nxënësit drejt arritjeve të larta akademike dhe kultivon tek ata aftësinë për të menduar kritikisht e për të përqafuar risitë shkencore.
Ne besojmë se matematika është më shumë se një lëndë: është një mënyrë të menduari. Përmes punës ekipore, motivimit dhe përdorimit të metodave bashkëkohore, synojmë të nxisim te nxënësit pasionin për zbulim dhe kërkim. Çdo nxënës ka potencialin për të shkëlqyer, dhe filozofia jonë mbështetet në parimin e zhvillimit të individualitetit brenda një fryme bashkëpunimi.
Qëllimi ynë:
- Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së mësimdhënies në matematikë.
- Mbështetja e nxënësve në olimpiada dhe konkurse shkencore.
- Krijimi i një mjedisi ku çdo nxënës ndjehet i sfiduar dhe i motivuar për të arritur.

Ekipi lëndor i Gjuhëve të huaja
Misioni i Departamentit të Gjuhëve të Huaja është të kultivojë aftësi gjuhësore, ndërgjegjësim kulturor dhe të nxis një mendje kureshtare te nxënësit dedikuar mendimit kritik, eksplorimit dhe shkëmbimit kulturor si qytetarë të angazhuar global të së nesërmes.
Ekipi lëndor i gjuhëve të huaja është i përkushtuar për të krijuar një mjedis dinamik të të nxënit, në të cilën nxënësi nëpërmjet metodave interaktive të mësimdhënies dhe përvojave gjithëpërfshirëse të zhvillojë:
- aftësitë gjuhësore
- kompetencat qytetare dhe digjitale
- ndërgjegjësim global
Qëllimi i mësueseve të departamentit tonë është të krijojë një mjedis miqësor, bashkëkohor, ambicioz te nxënësit për të zhvilluar aftësitë komunikuese brenda dhe jashtë orës mësimore. Nëpërmjet mësimdhënies të gjuhëve të huaja, departamenti synon të shërbejë si një urë lidhëse për mësimin dhe shkëmbimin e kulturave të ndryshme në fushën e edukimit, interpretimit, konkurrimit dhe atë krijuese.
Filozofia jonë është të inkurajojmë punën e pavarur dhe kërkimore tek nxënësit përmes projekteve dhe detyrave, të nxisim mendimin krijues dhe të sigurojmë gjithëpërfshirje në aktivitete dhe veprimtari gjuhësore.

Ekipi lëndor i Biologji-Kimisë
Trees are more important today than ever before. More than 10,000 products are reportedly made from trees. Through chemistry, the humble woodpile is yielding chemicals, plastics and fabrics that were beyond comprehension when an axe first felled a Texas tree.

Ekipi lëndor i Shkencave Sociale
Ta duash filozofinë do të thotë të dashurosh dijen dhe reflektimin ndaj botës që na rrethon, të kuptosh jetën dhe dilemat Të jesh qytetar në botën plot probleme, nuk është e thjeshtë. Krijimi i kompetencës qytetare, edhe përmes lëndës Qytetari është synim shumë i rëndësishëm i një ekipi të mirëfilltë edukimi. Të zgjedhësh psikologji dhe sociologji si shkenca aq të rëndësishme për njohjen e vetes dhe angazhimin shoqëror, i bën këto lëndë mësimore të dashura e të preferuara nga nxënësit.Shkenca e ekonomisë përgatit sipërmarrësit e të ardhmes. Përmes saj, nxënësit jo vetëm aftësohen me termat ekonomikë por kuptojnë tendencat dhe prirjet ekonomike globale sot, ku dhe vendi ynë është pjesë.
Në lëndët sociale ndjekim një filozofi pragmatiste (Deëey) të lidhur me interesat e nxënësve Mësuesit tanë ndjekin një filozofi mësimdhënieje ku ndërthuret teoria me situata të jetës reale . Kështu përgatitim nxënës që zhvillojnë të menduarin kritik por edhe empatikë në raport me ngjarje e njerëz. Orët e shkencave sociale janë më gjithëpërfshirëset , të ngjashme shpesh me debate parlamentare, me të mësuarit e kulturës së debatit. Orteku i të menduarit të nxënësit në një orë të filozofisë shfaqet i plotë dhe me mendime kundërshtuese

Ekipi lëndor i Histori-Gjeografisë
Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë ka për qëllim të ofrojë një arsimim cilësor, të thelluar dhe bashkëkohor në fushat e historisë dhe gjeografisë, duke nxitur tek nxënësit mendimin kritik, ndjenjën e qytetarisë aktive dhe vlerësimin për trashëgiminë historike dhe mjedisin natyror.
Departamenti ynë mbështet një filozofi mësimdhënieje që synon zhvillimin e nxënësve si individë të ditur, të vetëdijshëm dhe të aftë për të menduar në mënyrë të pavarur.
Bazat tona përfshijnë:
- Mësim aktiv dhe të ndërveprueshëm
- Inkurajimin e analizës kritike dhe argumentimit logjik
- Lidhjen e njohurive me realitetin shqiptar dhe atë global
- Bashkëpunimin, kreativitetin dhe përdorimin e burimeve bashkëkohore
“Historia na mëson kush jemi, ndërsa gjeografia na tregon ku ndodhemi dhe ku mund të shkojmë. Në Gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’, ne nuk mësojmë vetëm data dhe vende – ne mësojmë të kuptojmë botën dhe rolin tonë në të. Me dije, vizion dhe pasion, nxënësit tanë janë të përgatitur për të qenë qytetarë të përgjegjshëm dhe liderë të së ardhmes.

Ekipi lëndor Fizikë–TIK
Departamenti ynë synon të ofrojë një mësimdhënie cilësore dhe të integruar të lëndëve të Fizikës dhe Teknologjisë së Informacionit, duke nxitur zhvillimin e mendimit kritik, aftësive shkencore dhe teknologjike të nxënësve.
Mësimdhënia në departamentin tonë është e bazuar në:
- Pjesëmarrjen aktive dhe eksperimentimin praktik
- Zhvillimin e mendimit shkencor dhe të aftësive analitike
- Përdorimin e teknologjisë si mjet për të kuptuar dhe aplikuar njohuritë
- Nxitjen e kreativitetit dhe zgjidhjes së problemeve në mënyrë bashkëpunuese
“Në bashkimin e ligjeve të Fizikës dhe inovacionit të Teknologjisë së Informacionit, qëndron fuqia për të kuptuar universin dhe për të krijuar zgjidhjet e së ardhmes. Me njohuri shkencore dhe aftësi digjitale, ne hapim dyert e mundësive të pafundme dhe ndërtojmë një botë më të zgjuar, më të shëndetshme dhe më të avancuar.”

Ekipi lëndor i Edukimit fizik
Eki[i lëndor i Edukimit Fizik synon edukimin e një stili jetese, të shendetshem e aktiv si dhe formimin e kompetencave të rëndësishme për gjithe jeten, përmes aktiviteteve bashkëpunuese dhe të orientuara drejt shëndetit.
Programi ynë lëndor fokusohet në zhvillimin e aftësive motorike,fizike dhe kordinative, teknikave sportive, si dhe edukimin mbi shendetin. Nxënësit angazhohen në larmi aktivitetesh si atletikë, gjimnastike, volejboll, futboll, basketboll, hendboll, shah, etj.
Mësimdhënia jonë ndërtohet mbi parimet e pjesëmarrjes aktive,gjitheperfshirjes, bashkëpunimit dhe argetimit. Ne synojmë të krijojmë një ambient, qe motivon rregullin, respektin, bashkepunimin dhe frymën e skuadrës.
