Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” synon të jetë një institucion arsimor që
përfaqëson një komunitet bashkëkohor mësimor dhe zhvillimor, ku çdo
nxënës ndihmohet të arrijë potencialin e tij të plotë akademik, personal dhe
shoqëror. Shkolla jonë vendos në qendër të veprimtarisë së saj arsimore
nxënësin, duke promovuar barazinë në arsim, gjithëpërfshirjen dhe cilësinë.
