Në dekadën e fundit, koncepti i planifikimit në arsim ka pësuar ndryshime të rëndësishme në
vendet e zhvilluara perëndimore, rrjedhimisht edhe në vendin tonë, ku fokusi kryesor është
vendosur tek pjesëmarrja e gjerë e grupeve të interesit dhe aktorëve të lidhur me arsimin. Kjo qasje
përbën një tregues domethënës të decentralizimit, ku institucionet arsimore, në bashkëpunim dhe
në bashkërendim me shkollat, e marrin vetë përgjegjësinë për planifikimin dhe zhvillimin e tyre.
Një dëshmi konkrete e këtij procesi është plani afatmesëm i shkollës, që sjell përmirësime të
dukshme dhe kontribuon ndjeshëm në ecurinë progresive të institucionit arsimor, sidomos kur ky
plan hartohet dhe zbatohet me përkushtim nga drejtuesit e shkollës.
